UEFA nuk harron, vendimi për kroatin krijon precedent!

0

UEFA ka vonuar, por ka vendosur të mos e falë Dejan Lovren, mbrojtësin e Liverpulit dhe kombëtares kroate. 29-vjeçari u bë pjesë e batutave dhe thumbimeve me Sergio Ramosin e Realit, ndërsa kulmi arriti në mbrëmjen e 15 nëntorit.

Kroacia mposhti Spanjën me rezultatin 3-2 për Ligën e Kombeve, ndërsa në fund të ndeshjes Lovren “shpërtheu” në rrjet sociale kundër kapitenit të Realit dhe kombëtares iberike. ““I dhashë një goditje të bukur, hahaha 3-2! Fol tani mik, Jeni një tufë femrash të llastuara”, shkruante qendërmbrojtësi në faqen e tij në rrjete sociale.

Qeveria europiane e futbollit ka marrë vendimin për lojtarin, duke e pezulluar me një ndeshje. Lovren do të mungojë në ndeshjen hapëse kundër Azerbajxhanit për eliminatoret e Euro 2020. “Lojtari ka shkelur rregullat themelore të sjelljes sportive”, shpjegon UEFA skualifikimin e lojtarit, ndërsa një vendim i tillë mund të krijojë precedent, pasi është hera e parë që një lojtar dënohet nga… rrjetet sociale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.