UEFA nuk harron dhe nis hetimin, ja çfarë rrezikon Ronaldo

Kristiano Ronaldo shënoi një trigolësh tepër të rëndësishëm në ndeshjen e kthimit kundër Atletikos së Madridit, çka mundësoi kualifikimin më tej të bardhezinjve në Champions Ligë.

Portugezi nuk u përmbajt në fund të ndeshjes dhe festoi njësoj si Diego Simeone në ndeshjen e parë. Ai iu drejtua tifozëve miq, me të cilët ka një raport shumë negativ që prej kohës kur ishte pjesë e Realit.

UEFA ka vendosur të hapë një hetim për këtë episod. Sulmuesi i Juventusit akuzohet për sjellje të pahijshme, ndërsa Komisioni i Disiplinës do të vendosë për dënimin apo jo të lojtarit me datë 21 mars.

34-vjeçari mund t’ia hedhë me një gjobë siç ndodhi me trajnerin e Atletikos (Simeone u gjobit me 20 mijë euro), por nuk përjashtohet as skualifikimi i tij me të paktën një ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *