UEFA nuk fal, gjobitet Laçi për ndeshjen me Anorthosis

Laçi kaloi një tur në Europa League këtë verë, teksa eliminoi qipriotit e Anorthosis Famagusta. Veçse ka marrë të ardhura nga UEFA, klubi bardhezi është njoftuar për një gjobë të vendosur prej hedhjes së sendeve në fushë dhe thirrjeve të spikerit.

Klubi kurbinas e ka bërë me dije vendimin e marrë kundrejt tyre dhe ka një thirrje për tifozët, që të mos bëjnë më veprime që e dënojnë klubin. “Lutemi të mos kemi më hedhje sendesh apo thirrje nacionaliste, sepse çdo gjë është në dëm të klubit tonë. Lutemi në mirëkuptimin tuaj dhe shpresojmë në mospërsëritjen më të këtyre veprimeve”, shkruhet në një pjesë të reagimit të klubi të Laçit.

Më tej komunikata vijon: “Ekipi jonë flet në fushë dhe jo me sende (shishe, gota, çakmakë) jashtë saj. Në raste të përsëritura kjo gjë do çoje në vendime që do merren nga ana e klubit kundrejt individëve që do dëmtojnë imazhin dhe historinë e klubit tonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *