UEFA nuk e do VAR-in, specialisti i gjykimit: Tre penallti iu mohuan Bajernit!

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, kohë më parë, i intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, pas episodit të ndodhur në Real Madrid-Juventus, do të shprehej se “Champions nuk është gati për VAR-in, do të duhet pak kohë”, teksa siç duket, po gabon dhe rëndë. Në fakt, duke parë edhe njëherë atë që arbitrat katandisën sërish në Madrid, në Real-Bajern, teknologjia duhet të hyjë sa më shpejt.

Madje, vetë gjermanët, përpara ndeshjes, ishin të frikësuar për gjykimin në Madrid, një frikë e ardhur nga viti i shkuar dhe sidomos nga ajo që ndodhi në Real-Juventus.

Ish-arbitri italian i njohur, Graciano Çezari, ka analizuar për “Mediaset Premium” episodet arbitrare në “Bernabeu” në ndeshjen mes Realit dhe Bajernit: “Episodi i parë vjen te rezultati 1-1. Levandovski është i shpejtë në rrotullimin që ben dhe Serxho Ramos me gju e godet dhe e pengon. Për mua, kjo është penallti. Më pas, faulli me dorë i Marselos është emblema e penalltisë.

Një ndërhyrje me dashje. Besoj se nuk ka asgjë për të shtuar, është një pritje që Marselo i bën topit, me dporë. Virojtësi dhe ai pas porte janë të vendosur mjaft mirë dhe e shohin qartë. Episodi i tretë është prekja ndaj Levandovskit, po nga Ramosi. Nëse kjo nuk është penallti, nuk di se çfarë të them. VAR-i do të kishte hyrë në punë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *