UEFA ngrin klubet e mëdhenj: S’do të ketë Superligë evropiane!

0
Britain Football Soccer - UEFA EURO 2020 Launch Event - London City Hall - 21/9/16 UEFA President Aleksander Ceferin during the launch Action Images via Reuters / Tony O'Brien Livepic EDITORIAL USE ONLY.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i ka thënë jo Superligës Evropiane. “Superliga e Europës? Për UEFA-n është jashtë çdo lloj diskutimi. Ëndrra për t’u kualifikuar në Champions dhe Europa League duhet të qëndrojë reale për të gjithë. Jam i bindur se edhe klubet janë nga ana ime”. Numri 1 i futbollit të kontinentit i mbyll kështu dyert çdo mundësie që në të ardhmen të lindë një Superligë Evropiane nën drejtimin e organit më të lartë të futbollit në kontinent.

KEQKUPTIMET – “Në të shkuarën, – vijon Ceferin, që ka qenë i ftuar në vizitë zyrtare në Federatën Italiane të Futbollit  – ka patur disa keqkuptime dhe një komunikim të vështirë, ndërmjet UEFA-s dhe klubeve. Kompeticionet duhet të qëndrojnë të hapura për të gjithë, në mënyrë që t’u jepet mundësia të gjithëve që të marrin pjesë. Nëse ekziston diskush që flet shumë për këtë, atëherë pyesni veten nëse ky dikush ka fuqi vendimmarrjeje, apo jo”.

IDEJA – Ideja ishte ajo që është diskutuar, madje deri në detaj. Sipas asaj që ka thënë edhe ECA (European Club Association), Shoqata e Klubeve Evropiane, ishte menduar që klubet e mëdha të katër kampionateve kryesore, pra katër vendet e para të Premier League-s, Primera Division, Bundesligës dhe Serisë A, të kishin mundësi që të kualifikohshin direkt në fazën finale të Champions-it, në mënyrë që të mos luanin asnjë fazë paraeleminatore, qoftë kjo edhe plejof. Kështu, sipas tyre, skuadrat e kampionateve të tjera do të vazhdonin të zhvillonin një minipërballje midis tyre, ndërsa klubet e mëdha do të prisnin deri në fazën e fundit dhe më pas do të ndesheshin me ato që do të kualifikoheshin dhe më pas me njëri-tjetrin, për t’i dhënë më shumë shikueshmëri kompeticionit, duke e quajtur këtë të fundit një lloj Superlige Evropiane. Por, diçka e tillë është hedhur poshtë nga presidenti i UEFA-s, Ceferin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here