UEFA me propozim të pazakontë, Interit dhe Romës i kërkohet të vetëtërhiqen nga gara e “Europa League”

Sot në mbrëmje ishte planifikuar që Inter të priste në Milano skuadrën e Getafes ndërsa Roma të udhëtonte në Spanjë për takimin ndaj Sevillas. Të dy takimet janë anulluar për shkak të gjendjes alarmante që ka prekur të gjithë Italinë. Aq më tepër në një kohë kur skuadra zikaltre është vendosur në karantinë pas testit pozitiv të mbrojtësit juventin Rugani.

Megjithatë UEFA nuk kërkon që të bllokojë aktivitetin sportiv duke qenë se në mes luhet edhe fitimet nga bietave. Sipas lajmeve të fundit nga mediat italiane, Interit dhe Romës i është kërkuar nga UEFA që të tërhiqen nga gara. Propozimin e tyre UEFA e argumenton me faktin se nuk ka një afat të përcaktuar se kur mund të stabilizohet gjendja në Itali. Ky propozim është refuzuar menjëherë nga skuadrat italiane të cilat nuk pranuan të braktisin garën për trofeun europian./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *