UEFA mbulon transportin lokal dhe organizimin e ndeshjes, njoftimi mbërrin te ekipet shqiptare për “Champions League”

Nga Klaudio Ndreca

Për shkakun e pandemisë së Koronavirusit do të ketë ndryshime të mëdha edhe në raundin kualifikues të Europës. Tashmë nuk do të kemi më ndeshje me sistem vajtje-ardhje për ekipet shqiptare që na interesojnë në këtë mes, por me ndeshje teke. Stadiumi se ku do të luhet do të përcaktohet me short, por ndërkohë UEFA e ka marrë vendimin e saj për fazën e takimeve parakualifikuese për “Champions League”.

Gazeta “Sheshi” njofton se vendimi u ka mbërritur ekipeve shqiptare në Kosovë që do ta nisin nga kjo fazë fillestare. Takimet do të luhen në Nyon të Zvicrës teksa UEFA do të mbulojë transportin lokal brenda vendit dhe organizimin e ndeshjes. Nga ana tjetër klubet duhet të paguajnë biletat e lojtarëve, stafit dhe shpenzimet e hotelit. Gjithashtu UEFA ka zgjedhur disa hotele me çmime të lira ku mund të akomodohen skuadrat, por nuk janë të detyruara për të qendruar në këto vende. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *