UEFA kujtohet, publikohen listat e skuadrave shqiptare në Europë

Partizani, Laçi dhe Luftëtari do të zbresin nesër në fushë, por vetëm sot UEFA ka bërë publike listat e skuadrave shqiptare që do të luajnë në Europa League. Pa ndonjë surprizë të madhe, pasi listat ishin mësuar që para se të bëheshin publike nga organi më i lartë sportiv europian.

Në këtë mënyrë tek Partizani ashtu siç ishte bërë e ditur dhe më parë nuk do të jetë Edgar Çani që duket gjithnjë e më larg “demave”. Në listtë janë të përfshirë të gjithë emrat e rinj që janë afruar këtë merkato.

Tek lista e Luftëtarit Rroca dhe Jakovljeviç janë jashtë pasi nuk mund të riaftësohen as për ndeshjen e kthimit. Në këtë mënyrë tekniku kroat e ka parë të arsyeshme të grumbullojë lojtarë të rinj dhe me perspektivë.

Në listën e Laçit mund të veçohet fakti se pjesë e saj është dhe Bedri Greca, i cili u mësua me vonesë se është i pezulluar, megjithatë kurbinasit e kanë mbajtur në listë dhe në këtë mënyrë edhe vetë lojtari do të shlyejë dënimin e mbartur që nga koha kur luante me Kukësin. Nëse Laçi avancon në raundin tjetër sulmuesi do të jetë në dispozicion të teknikut Prenga.

 

Lista e Partizanit

Portierë

1    Dashamir Xhika

12   Alban Hoxha

98   Ergys Hida

Mbrojtës

2    Egzon Belica

5    Renato Gojkoviç

15   Rron Statovci

22   Labinot Ibrahimi

28   Senad Hysenaj

33   Eneo Bitri

36   Sodiq Atanda

99   Renaldo Kalari

Mesfushorë

7    Gerhard Progni

8    Henry Chimauchem Okebugëu

10   Jasir Asani

11   Jurgen Bardhi

17   Bruno Telushi

19   Lorenc Trashi

20   Esat Mala

27   Ardit Hila

Sulmues

9    Stefan Nikoliç

90   Besart Abdurahimi

Trajner: Skënder Gega

 

 

Lista e Luftëtarit

Portierë

26   Hrvoje Bukovski

26   Shkelzen Ruci

20   Avernold Qyrani

Mbrojtës

21   Aurel Demo

28   Oltion Rapa

27   Jackson Ferreira

31   Nemanja Janiçiç

31   Lejdi Liçaj

20   Donaldo Acka

21   Stivian Janku

18   Aristotel Bella

Mesfushorë

25   Albano Aleksi

31   Vladan Milosavljev

18   Erald Hyseni

27   Erjon Vucaj

28   Behar Ramadani

23   Maldin Ymeraj

27   Donald Rapo

Sulmues

26   Vasil Shkurtaj

20   Romario Cekaj

36   Mario Gurma

22   Dejvi Bregu

Trajner: Milosh Kostiç

 

Lista e Laçit

Portierë

1    Gentian Selmani

31   Elton Vata

31   Klevis Hasanbelli

Mbrojtës

2    Erjon Hoxhallari

3    Taulant Sefgjini

4    Abdurramani Fangaj

5    Rudolf Popaj

7    Andi Hadroj

16   Eglentin Gjoni

18   Ndriçim Shtubina

Mesfushorë

8    Fjoart Jonuzi

13   Silvio Zogaj

21   Erisildo Smaci

22   Regi Lushkja

23   Nikolla Eller

28   Serxho Ujka

Sulmues

10   Myrto Uzuni

11   Ded Bushi

19   Redon Xhixha

20   Vice Kendes

77   Bedri Greca

Trajner: Besnik Prenga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *