UEFA i tregon kufirin, PSG e zbulon me këto lëvizje

Shitja e Timoti Ueah te Lilë dhe Musa Diabi te Leverkuzen janë tregues se PSG është vënë me shpatulla pas muri prej UEFA-s dhe duhet të ndjekin rregullat e Fair Playt Financiar. Shitja e këtyre lojtarëve para datës 1 korrik, që përkon me nisjen e sezonit të ri, tregon se francezët po synojnë të rregullojnë bilancet.

Për këto dy lojtarë PSG arkëton 24 milionë euro, ndërkohë që priten edhe të tjera nga shitja e Lo Selso (24 milionë euro, Real Betis), Kryçoviak (10 milionë euro, Lokomotiv Moskë), Jasin Adli (6 milionë euro, Bordo) dhe Gaetan Robail (2 milionë euro, Lens). Në total 66 milionë euro të arkëtuara, duke e kaluar me 6 milionë kushtin e vendosur nga UEFA.

Leonardo, i kthyer te PSG, ka në plan të bëjë edhe të tjera lëvizje në dalje dhe të arkëtojë miliona nga shitja e Stenlej Nsoki dhe Tomas Munie. Këtë të dytin thuhet se e kërkojnë Arsenali dhe Mançester Junajtid. Francezët presin ofertën konkrete dhe janë të gatshëm ta shesin lojtarin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *