UEFA i shkatërroi karrierën gabimisht, Sako e çon në gjyq

0

Pranverën e shkuar bëri bujë pezullimi i mbrojtësit të Liverpulit, Mamadu Sako, i cili në bazë të njoftimit të UEFA-s, kishte rezultuar pozitiv në kontrollin antidoping.

Pezullimi ishte provizor, deri në testet përfundimtare, por ndërkohë Sako humbi ndeshjen finale në Europa League, ndër të tjera, si dhe u braktis nga Franca, që nuk e mori në Europian pikërisht nga pezullimi i UEFA-s.

Historia u bë absurde pak para Europianit: UEFA deklaroi shkurt se nuk do të merrte asnjë masë shtesë ndaj mbrojtësit.

Pse? Kjo ishte pyetja e të gjithëve. E sikletosur, UEFA shpjegoi se substanca e përdorur nga Sako, për djegjen e dhjamit të tepërt, nuk ishte fare në listën e substancave antidoping.

Një histori absurde, që Sako nuk e harron lehtë, sepse i dogji shanset e karrierës: “Më hoqën mundësinë e vetme për të luajtur në Europian dhe më njollosën karrierën. Tani do të merret avokati im me këtë çështje, nuk mund të kalojë me një ndjesë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image