UEFA “i jep zemër” Milanit, Leonardo punon për… Bakajokon

Milani dhe klubet të tjerë të mëdha, që po hasin në vështirësi për ringritjen, mund të buzëqeshin. Kreu i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u shpreh dje pas fitimit të mandatit të dytë se do të modifikohen rregullat e FFP dhe në këtë mes përfitojnë edhe kuqezinjtë.

Së fundmi UEFA dhe Milani u përballën në CAS dhe çështja vijon, pasi klubi italian duhet të paguajë shumën e 12 milionë eurove për shkak të shkeljes së rregullave të FFP. Gjithashtu bilancet duhet të rregullohen në harkun kohor të dy viteve. Te Milani synojnë që ta zgjatin këtë afat në pesë vite, në mënyrë që të kenë mundësinë të bëjnë shpenzime e të përforcohen si skuadër.

BAKAJOKO – “Nëse kemi mundësi ta mbajmë, absolutisht duhet ta bëjmë diçka të tillë. Gjithsesi nuk varet nga unë. Gjithçka unë di është se ai mund të bëhet një lojtar themelor në të ardhmen e Milanit”, kështu shprehej para pak kohësh Xhenaro Gatuzo, trajneri i Milanit.

Mesazhi për drejtuesit është i qartë. Mesfushori është përmirësuar ndjeshëm dhe është kthyer në lojtarë më të rëndësishëm të formacionit kuqezi. Bakajoko kishte premtuar se vërshëllimat do t’i kthente në duartrokitje dhe në fakt i ka fituar zemrat e tifozëve të Milanit.

Raportohet se së fundmi Leanardo ka bërë hapin e parë për të arritur një marrëveshje me Çelsin. Kontrata e nënshkruar në verë është e qartë: italianët duhet të paguajnë 38 milionë euro për mesfushorin. Braziliani i kuqezinjve po negocion që ajo shumë të ulet disi. Te Milani bilancet kanë rëndësi të madhe dhe nuk mund të shpenzohet shumë. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshjes me londinezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *