UEFA heton Beshiktashin për … macen rebele

Skuadra e Beshiktashit mund të gjobitet nga UEFA, pasi një mace u fut në fushë gjatë ndeshjes së të mërkurës ndaj Bajernit të Mynihut.

Episodi qesharak ndodhi në minutat e para të pjesës së dytë. Macja i kishte shpëtuar vigjilencës së forcave të sigurisë dhe kapërceu tabelat e reklamave duke u futur brenda në fushë. Gjyqtari i takimit ndërpreu lojën për pak minuta, derisa macja u largua nga fusha.

UEFA nuk e ka lënë të kalojë pa pasoja këtë incident me natyrë komike. Institucioni qeverisës i futbollit evropian ka hapur hetim për klubin turk për “paaftësi në organizimin e ndeshjes”.

Gjithashtu, Roma është nën hetim dhe mund të gjobitet, sepse një nga të rinjtë që kapte topat jashtë fushe vonoi qëllimisht rinisjen e lojës nga Shahtari dhe një lojtar ukrainas e shty matanë tabelave të reklamave, duke bërë që të niste sherr në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *