UEFA fut në “gijotinë” Milanin, shpëtimi kërkohet te një shqiptar

Milani kërkon të ringrihet pas një sezoni të gjatë dhe që në fund doli një dështim i madh për kuqezinjtë. Problemi kryesor është me UEFA-n, pasi pritet një dënim për sa i përket rregullave të “Fair-playt financiar”.

Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije se klubi kuqezi pritet të mbetet jashtë Europës për sezonin e ri, me dënimin që do të bëhet i ditur ditën e sotme osë nesër. Ky dënim vjen për shkak të rregullave që janë shkelur në tri vitet e fundit.

Ndërkohë, përveç kësaj në kampin kuqezi ka pasur zhvillime për sa i përket stafit të sezonit të ardhshëm. Paolo Maldini pritet të marrë postin e drejtorit teknik dhe përkrah tij Milani po mendon për Igli Taren.
Ish-lojtari i Kombëtares sonë ka bërë një punë të shkëlqyer te Lacio dhe është një ndër drejtorët më të vlerësuar në Itali. Për këtë arsye, Gazidis po mendon seriozisht të bëjë një propozim te Lacio për të marrë Taren në Milano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *