UEFA e dënon, Skënderbeu luan pa tifozë kundër Dinamos së Kievit

Serbët u mahnitën nga mikpritja shqiptare dhe kishin mbetur shumë të kënaqur nga atmosfera në Elbasan Arena, por nuk e mendon kështu UEFA.

Qeveria evropiane e futbollit, nëpërmjet Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, ka marrë masa të ashpra ndaj klubit bardhekuq për incidente në ndeshjen kundër Partizanit te Beogradit.

Skënderbeu është dënuar të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Dinamos së Kievit pa tifozë,  si dhe është gjobitur me 60.000 euro, si pasojë e thirrjeve raciste ndaj kundërshtarit dhe ndezjes së lëndëve piroteknike.

Sapo është njohur me dënimin disiplinor, klubi korçar ka kërkuar nga komisioni vendimin e argumentuar, sepse realisht në Shqipëri ka pasur shumë e shumë ndeshje ku ka pasur shumë më tepër probleme, që nga koret e deri te hedhja e sendeve në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *