UEFA e bindur për të shpëtuar sezonin, ja kur do te rikthehet sërish në fushë Superiorja

UEFA ka mbajtur një tjetër mbledhje ditën e sotme, ku nëpërmjet video-konferencës është diskutuar mbi shumë çështje që prekin futbollin. Situata e shkaktuar prej Covid-19 vijon të mbetet e vështirë dhe lufta me armikun e padukshëm duket se do të vazhdojë gjatë. Për këtë arsye qeveria europiane e futbollit e sheh të paarsyeshme që kampionatet të rinisin brenda këtij muaji apo në maj.

UEFA duket se po sheh me vëmendje mundësinë e rikthimit në fushat e blerta në qershor, ndërsa do të luhet përgjatë verës për çuar deri në fund këtë sezon të lënë përgjysmë. Një gjë të tillë e bën e nënkupton edhe shtyrja e të gjitha ndeshjeve të ekipeve kombëtare të planifikuara për t’u luajtur në qershor. Kështu, UEFA e ka thënë fjalën e saj dhe Superiorja duhet të presë këto dy muaj, për tu rikthyer sërish në muajin e parë të verës, atëherë kur jeta me shumë shpresë do jetë drejt normalitetit dhe njerëzit do të mund t’i gëzohen sërish futbollit./Sport Ekspres/