UEFA, dy vjet dënim për Lionin e Beshkitashin

0

Lioni dhe Beshiktashi janë përjashtuar me kusht nga UEFA, nga kompeticionet evropiane, pas trazirave në ndeshjen e vajtjes për çerekfinalet e Ligës së Europës, më 13 prill.

Në atë takim, luajtur në Francë, pati rrëmujë dhe përplasje të ashpra mes tifozerive, duke bërë që fillimi i ndeshjes të shtyhej për 45 minuta.

Tani dy klubet janë përjashtuar me kusht për dy vjet, që do të thotë se në të ardhmen do të jenë në provë: nëse përsëriten episode dhune, përjashtimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

Gjithashtu, dy klubet janë gjobitur me 100,000 euro.

Lioni u akuzua për trazira nga tifozët, ndezje fishekzjarrësh, bllokim të shkallëve të stadiumit, organizim i dobët dhe pushtim fushe nga tifozët pas golit të dytë.

Beshiktashi u akuzua për trazira nga tifozët, ndezje fishekzjarrësh dhe hedhje objektesh.

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image