UEFA del nga vetja dhe mbështet donacionin për Shqipërinë: Jashtë futbollit tani…

Momentet e vështira janë duke vazhduar në Shqipëri, teksa një tjetër lëkundje e fuqishme është ndierë së fundmi. Ndërkohë shumë viktima janë lënë pas, por edhe të plagosur, nga ai 26 nëntor i tragjedisë.

FSHF ka bërë thirrje për ndihmesën që duhet t’i bëhet familjeve në nevojë nëpërmjet donacioneve. Pikërisht për këtë arsye, edhe faqa zyrtare e UEFA-s, ka shpërndarë të njëjtën thirrje në “Tëitter”, duke dalë nga natyra e saj për postimet që i përkasin vetëm futbollit: “Jashtë futbollit tani, një mesazh i rëndësishëm vjen nga Shqipëria në këto ngjarje të tragjedisë”. /Sport Ekspres/