UEFA, 1 milion euro dhuratë Shqipërisë e Kosovës

0

Në Helsinki të Finlandës po zhvillohet Kongresi i Zakonshëm i UEFA-s, ku pritet me interes edhe procesi i zgjedhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sepse kandidat është edhe presidenti i futbollit tonë, Armand Duka.

Ndërkohë, para votimit presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, në fjalën e tij lajmëroi se të gjithë institucionet e futbollit në kontinent do të përfitojnë nga 1 milionë euro ndihmë financiare.

“Falë suksesit financiar të UEFA-s, jemi të lumtur që lajmërojmë se të gjitha federatat do të përfitojnë nga 1 milion euro për të përballuar shpenzimet operacionale apo projekte”,- u shpreh Çeferin, duke lumturuar edhe Shqipërinë e Kosovën, që përfitojnë një shumëtë konsiderueshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here