Udhëtonte pa pikë në patentë, Pike rrezikon shumë!

Zherard Pike është në telashe, sepse është kapur duke udhëtuar pa pikë në patentën e tij. Ai është denoncuar nga “Guardia Urbana” dhe tashmë rrezikon shumë.

Ai është ndaluar gjatë orës 3 të mëngjesit të ditës së sotme nga një patrullë policie gjatë një kontrolli rutinë. Atij iu kërkuan dokumentet, por policët vunë re që mbrojtësit nuk i kishin mbetur pikë në patentën e tij, si pasojë e disa shkeljeve të bëra më parë.

31-vjeçari do të thirret për një gjykim të shpejtë të veprës penale, siç parashikohen rregullorja kur të kanë mbaruar pikët e patentës. Gjykata Supreme Spanjolle e ka të parashikuar qartë: nuk është një shkelje administrative, por një krim kundër sigurisë së rrugëve.

Pike rrezikon 6 muaj burg, 288 mijë euro gjobë, ose 90 ditë punë të detyrueshme në shërbim të komunitetit.

Futbollisti ka patur dhe më parë probleme me policinë rrugore. Në vitin 2014, Pike ishte pasagjer dhe jo në drejtimin e mjetit, që ishte parkuar gabim. Situata u tensionua midis palëve me mbrojtësin, i cili ofendoi dy policë dhe u dënua me 10.500 euro gjobë dhe heqje pikësh në patentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *