Udhëtimi i parë i MekLish në Shqipëri, bashkëshortja mendoi se ishte në grusht shteti

Aleks MekLish erdhi në Shqipëri me synimin, që Skocia të evitojë humbjen në “Loro Boriçi”. Kjo nuk është hera e parë, që trajneri vjen në vendin tonë, madje udhëtimi i kaluar ka një histori në kufijtë e së pabesueshmes.

35 vjet më parë, ai erdhi në Shqipëri si një prej yjeve te Aberdinit, për të luajtur kundër Dinamos së Tiranës. Ndërkohë, bashkëshortja e tij e alarmuar, i telefonoi Ambasadës Britanike në vendin tonë, pasi mendoi se MekLish ishte përfshirë në një grusht shteti.

Shkak u bë lajmi i publikuar në mediat skoceze, se dy persona të armatosur u vranë në një pritë. “Më kujtohet ajo ngjarje. Ne erdhëm në Tiranë për ndeshje, ndërsa gazetat në Skoci shkruanin rreth një grushti shteti në Shqipëri”.

“Në atë kohë nuk kishte celularë që të njoftonim të afërmit, e për këtë arsye bashkëshortja ime i telefonoi Ambasadës Britanike për t’u informuar se çfarë po ndodhte vërtetë. Ngjarja lidhej me dy persona, të cilët po tentonin të largoheshin nga vendi me një varkë dhe u qëlluan nga rojet kufitare. Kaq ishte grushti i shtetit. Ne lojtarët e dinim çfarë ndodhi, por shqetësimi lidhej me familjet tona në Skoci”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *