Uanda Nara: Nuk do ta mbyll gojën, do them atë që mendoj!

Uanda Nara është një ndër emrat më të përfolur të kohëve të fundit, sidmos për sa i përket Interit. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e Mauro Ikardit, është konsideruar si “molla” e sherrit mes Interit dhe argjentinasit, teksa klubi i hoqi dhe shiritin e kapitenit këtij të fundit.

Mbrëmjen e së martës, Uanda Nara u shpërblye me një çmim për rolin e saj si agjente dhe si bashkëshorte dhe pas marrjes së çmimit, ajo foli mbi botën e futbollit, rolin e gruas, si dhe bëri një urim dhe për vajzat e saj.

FUTBOLLI – “Do vazhdoj të them atë që mendoj. E di që bota e futbollit është pak e vështirë për një femër, por do të vazhdoj të them gjërat që mendoj, me të cilat normalisht, njerëzit mund të jenë dakord apo jo.”

FAMILJA – “Jam nënë e pesë fëmijëve, dy prej tyre janë vajza dhe shpresoj që ato të gjejnë një burrë si bashkëshorti im, i cili më mron mua edhe pse është më i ri se unë. Nuk jemi dakord me gjithçka, por gjithsesi ai më dëgjon. Kam punuar që kur kam qenë fëmijë. Një femër duhet të jetë gjithmonë femër. Duhet të punojë dhe të jetë gjithmonë e pavarur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *