Uanda Nara kundër Spaletit, Ikardi drejt largimit?

Bashkëshortja  dhe agjentja e Mauro Ikardit, Uanda Nara, kundër Luçiano Spaletit. Në rrjetet sociale, ajo ka shprehur indinjatën për faktin se Spaleti e hoqi sulmuesin që kishte shënuar dhe po mbante Juventusin ende mbrapa, duke mos e lënë të hidhej totalisht në sulm. “E pabesueshme fitorja e Juventusit në Milano ndaj Interit me rezultatin 3-2. Pse trajneri hoqi Ikardin 5 minuta nga fundi? Për lojë dhe prani në fushë, Mauro është futbollist kyç. Pasi doli ai, Juventusi shënoi dy gola në dy minuta”.

Sinjali – Një sinjal i qartë se ndoshta ka ardhur momenti që argjentinasi të lërë Interin dhe, pikërisht për këtë arsye, Uanda është duke parë ofertat e tjera, teksa rinovimi me rrogë të re dhe klauzolë të lartë ndoshta nuk do të vijë, ashtu si pritej. Lotët e Ikardit, në fund të ndeshjes, konfirmojnë se edhe ai e kupton se pa Champions League, sërish, nuk mund të vazhdojë të luajë me Interin, duke qenë se nuk ka mundësi të tregoj vlerat e plota të tij. Madje, duke mos arritur Champions dhe rregulluar më shumë bilancet, pritet që të bëhet sakrifica e madhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *