U17 | Portugalia dhe Holanda, rivalët “big” të Shqipërisë dhe Kosovës

Elvin Beqiri është gati të debutojë si trajner i Shqipërisë U17. Tashmë ai ka mësuar rivalët për kualifikueset e kampionatit Europian të 17-vjeccare. Kuqezinjtë do të jenë në grupin 8 me ekipe si Portugalia, Ukraina dhe Gjeorgjia.

Si zakonisht ndeshjet do të jenë me sistem grumbullimi dhe “Qualifying Round” do të zhvillohet në Portugali në datat 13, 16 dhe 19 nëntor të vitit 2019. Shkodrani do të ketë kohën e mjaftueshme për të përgatitur grupin për këto përballje.

Gjithsej jane 13 grupe me nga 4 skuadra. Dy të parat në grupe kalojnë në Elite Round, ndërkohë edhe 4 vendet e treta më të mira përparojnë në fazën finale. Ndërkohë edhe Kosova ka mësuar rivalët. Dardanët do garojnë në grupin 12 me skuadra si Holanda, Uellsi dhe Sllovenia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *