U15/ Pa fitues sfida e parë mes Shqipërisë e Kosovës

0

Trajneri i Shqipërisë U-15 vazhdon punën për evidentimin e talenteve të reja, që do të bashkohen në të ardhmen me Shqipërinë U-17.

Sot Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sot 1-1 me skuadrën kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:00. Në përgjithësi sfida ka qenë e ekuilibruar për të dyja përfaqësueset të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Sipas rregullores, kjo miqësore u luajt në dy pjesë me nga 35 minuta secila. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ku të dyja skuadrat nuk gjetën dot rrugën e golit. Në 45 minutat e dyta ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë falë një gabimi të arbitres së ndeshjes, e cila akordoi një penallti inekzistente, të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të.

Pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja përfundon me barazimin 1-1. Kjo ndeshje miqësore do të pasohet edhe me një përballje tjetër, e cila do të zhvillohet në datën 5 maj në qytetin e Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në orën 12:00.

SHQIPËRIA U15 – KOSOVA U15    1-1

Golat: Sulaj 45′ / Tahiri 61′

Shqipëria: Marku, Toska, Preka, Mataj, Pengu, Mezani, Koduzi, Celaj, Qehaja, Sulaj, Xhafa (c).

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.