U11-U13 / Turne gjigant në Ohër, shkëlqejnë Arsenali i Prishtinës dhe Kamza

Ditët e fundit në Ohër të Maqedonisë u zhvillua një turne ndërkombëtar, ‘Balkan Promises’, ku zbarkuan shume ekipe, nga grupmoshat 11 deri në 13 vjeç. Nga Shqipëria morën pjese akademitë Tirana, Akademia e Futbollit, Vora, Kinostudio, Kombinati, Kamza dhe Shkodra. Kishte shume ekipe me emër nga Kosova, kryesisht shkollat e futbollit te Prishtinës.

Ishin gjithashtu edhe ekipet maqedonase të La Masia dhe FK Talent. Fitues në grupmoshën U13 doli Arsenali i Prishtinës, që mundi në finale 1-0 FK Viganin e drejtuar nga një emër i njohur i futbollit kosovar Fetah Veliu. Futbollisti më i mirë i turneut doli Marjo Kurti i FK Kamzës dhe trajneri më i mirë u vlerësua Ergys Luga, gjithashtu i Kamzës.

Për grupmoshën U11 u shpall fitues gjithashtu Arsenali i Prishtinës, i cili mundi në finale bashkimin e Kumanovës. Golashënuesi më i mire doli Ermal Nuhiu i Bashkimit. Ne fjalën e rastit, një nga organizatoret e turneut, Avni Nuhiu, u shpreh: “Ishte një nga turnetë më të mëdhenj dhe më të fortë për grupmoshat në Ballkan.

Ekipet treguan profesionalizëm dhe ishin të gjitha të motivuara për të konkurruar denjësisht. Të tjerë turne na presin në Ohër për ditën e Pavarësisë, ndryshe nga herët e tjera, që është mbajtur në Shqipëri”. Duhet veçuar edhe infrastruktura e shkëlqyeshme të Ohrit, duke filluar nga fushat me bar deri tek fushat sintetike, ku shihje grupmoshat qe stërviteshin çdo ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *