U zyrtarizua te Interi, Ashley Young ka një dedikim për Junajtid: Legjenda dhe trofe, isha pjesë e juaja

Ashley Young është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Interit. Një tjetër përforcim për Antonio Conten, që do të luftojë për thyerjen e dominimit nga ana e Juventusit në kampionatin italian. Zikaltrit kërkojnë fitimin e Skudetos dhe gjasat ekzistojnë duke parë renditjen aktuale, atje ku kanë vetëm dy pikë më pak se bardhezinjtë që kryesojnë.

Ndërkohë marrja e një lojtari si Ashley Young e pasuron edhe më shumë organikën. Nëpërmjet një dedikimi, futbollisti anglez largohet me këtë dedikim nga Mancester Junajtid.

“Për Manchester Junajtid, më dhatë një mundësi për të luajtur me legjenda, për të fituar trofe, për të punuar me trajnerët më të mirë në histori dhe krenaria për të qenë kapiteni juaj. Faleminderit që më latë që të jem pjesë e historisë suaj për 8 vite e gjysmë. Faleminderit që më latë të isha pjesë…”, shkruan Young. /Sport Ekspres/