U zyrtarizua si trajner i Interit, tifozët e Juves peticion kundër Kontes!

Zyrtarizimi i Antonio Kontes si trajneri i ri i Interit, padyshim i ka nervozuar jo pak tifozët e Juventusit, pasi kujtojmë, trajneri italian ka qenë për disa vite në krye të bardhezinjve, me të cilët arriti disa suksese, por ka luajtur edhe si futbollist me ta.

Për këtë arsye, tifozët e Juventusit kanë nisur që nga dita e djeshme të përgatisin një peticion, ku kërkojnë që ylli i Antonio Kontes në “Allianz Stadium” të hiqet. Deri më tani, kur ende nuk është mbushur një ditë nga publikimi i peticionit janë mbledhur mbi 3 mijë firma.

Diçka interesante pritet të jetë edhe pritja që do t’i rezervohet Kontes në stadium, kur të vijë si kundërshtar në ish-shtëpinë e tij. Rivaliteti mes Interit dhe Juventusit është shtuar akoma më shumë tashmë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *