U udhëzua të ruante formën në shtëpi, Dele Ali e zbardh natën në pub duke festuar

Futbolli në Angli është pezulluar për shkak të pandemisë Covid-19 dhe të gjithë lojtarëve e qytetarëve u këshillohet të qendrojnë në shtëpi, por ky rregull nuk vlen për Dele Ali. Ylli i Totenhemit ka shfrytëzuar ndërprerjen e sezonit për të dëfryer e festuar. Shtëpia nuk është vendi i preferuar për futbollistin anglez, teksa ky i fundit ka zgjedhur pub-in për kaluar kohën e tij nën shoqërinë e të dashurës dhe miqve të vetë. Madje do të festonte deri në orët e para të mëngjesit dhe një gjë e tillë do të ndodhte për dy netë rresht.

Megjithëse klubi i ka udhëzuar lojtarët që të mos frekuentojnë vende publike dhe të mbajnë trupin e tyre në formë përgjatë kësaj periudhe, këto fjalë duket se nuk kanë rënë në veshin e Dele Ali. Për një futbollist që paguhet 100 mijë paund në javë duhet të jetë një përgjegjësi për të ruajtur formën fizike dhe për të ndjekur rregullat e vendosura nga klubi, por ylli i Totenhemit me sa shihet ka një tjetër mendim./Sport Ekspres/