U sulmuan me shkopinj, futbollistët e Besëlidhjes shpjegojnë gjithçka

Omar dhe Isak Kamara, dy futbollistët e Besëlidhjes, u sulmuan dje nga disa të rinj në qytetin e Lezhës, qytet ku qëndrojnë prej tri vitesh. Për “RTSH Sport”, dy futbollistët kanë shpjeguar gjithçka çfarë ndodhi.

“Dje mbaruam stërvitjen dhe po shkonim në shtëpi. Dy çuna na ofenduan me kore raciste dhe unë i ofendova me një gjest. Ata u larguan dhe erdhën më vonë me disa çuna tjerë. Shoku im mori në telefon presidentin e klubit dhe erdhi menjëherë. Më pas, denoncuam rastin në polici.

Nuk e di pse ndodhi një gjë e tillë. Kemi tre vite që luajmë këtu dhe asnjëherë nuk kemi hasur gjëra të tilla. Nuk e kuptoj pse ndodhi.

Unë personalisht nuk kam asnjë problem. Kemi dhënë gjithçka këtu dhe nuk jam aspak i lumtur me ata njerëz që na sulmuan. Ata tregojnë një pjesë të errët, që nuk i takon këtij qyteti. Një qytet që na ka pritur shumë mirë dhe ende jam i befasuar pse na ndodhi kjo gjë”, – u shprehën futbollistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *