U shpall lojtari i muajit, Telushi: Ky është sezoni im më i mirë!

1

Mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi u votua si lojtari më i mirë i muajit shkurt. Paraqitjet e 28-vjeçarit kanë qenë shumë të mira këtë sezon. Vetë Telushi pranoi për “RTSH Sport” se ky është sezoni i tij më i mirë, si dhe foli për pjesën e mbetur të sezonit:

“Ndihem mirë dhe i falënderoj të gjithë ata që më votuan. E fitoj për herë të parë këtë çmim dhe ndihem shumë mirë. Ky është sezoni im më i mirë dhe që ekipi ku luaj unë është aty ku duhet. Shumë çuna duhet të bëjnë mirë dhe të japin maksimumin.

Mendoj se do të na ndihmojnë shumë, sidomos çunat e rinj. Të them të drejtën, tani fillon vështirësa e kampionatit. Duhet të tregohemi më të qetë dhe të marrim ndeshjet sipas radhës”,- u shpreh Telushi.

You might also like
1 Comment
  1. KLOSS says

    –TRONDITESE PER FUTBOLLIN SHQIPTAR—“”TE KUQIN PER FLAMURTARIN E DHA—-ME NJE SULM-ATOMIK- TELEFONIK -SPECIAL–”’DORA E HIJENES”’ —ERION BRACE—-KUSH I SHENON PARTIZANIT TE TIJ–ELEMINOHET NGA FUSHA-…KRIMINALE–

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.