“U rrita duke më përmendur si shembull babain”! Lorik Cana: Dëshira e tij për të mbajtur traditën shqiptare

Në disa shtete sot festohet dita e babait, për t’ia kushtuar vëmendjen më tepër dhe për t’i dhuruar më shumë dashuri. Lorik Cana e ka falënderuar në këtë mënyrë prindin e tij, me një video të bukur që vjen nga arritja e Shqipërisë në Europianin e Francës. Kapiteni legjendar i Shqipërisë shprehet se babain Agimin ia përmendin të gjithë si shembull mbi të cilin duhej të ecte, ndërsa nuk i ka munguar për asnjë moment edukimi mbi ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare, pavarësisht se jetuan jashtë Shqipërisë.

“Kur jam rritur, jam rritur me njerëz që më përmendnin babain si shembull dhe që duhej të arrija si ai. Pavarësisht se ishim jashtë, dëshira e tij ishte që të na mbante me gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Gjithashtu duke më futur atë frymën luftarake që kur je në fushë, jep gjithçka për të fituar”, thotë Cana, teksa uron babain për festën. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Happy Father’s Day!!! ?? @triumphthemovie

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *