U rikthye te goli, zviceranët vlerësim maksimal për Sadikun

0

Armando Sadiku ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë për Luganon në fitoren suprizuese në transfertën ndaj Lucernës që u mbyll me fitoren 3-0 të skuadrës së sulmuesit shqiptar.

Lojtari i kombëtares ishte ai që hapi serinë e golave në pjesën e parë me një godite me kokë. Ky ishte goli i parë i Sadikut që pas rikthimit të tij në kampionatin zviceran gjatë merkatos së janarit.

Paraqitja e mirë e 27-vjeçarit u vlerësua dhe nga prestigjiozja zvicerane “Blick” që e ka vendosur Sadikun në formacionin e javës, ku së bashku me portierin Bauman janë të vetmit përfaqësues të Luganos.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.