U rikthye me gola të mrekullueshëm, Kobina e gjen sekretin te pandemia: E kam nga pushimi

Tirana është rikthyer me të njëjtin hap që kishte edhe përpara ndërprerjes së kampionatit, duke shuar dyshimet e skeptikëve në lidhje me arritjen e formës fizike. Dy fitore bindëse dhe me gola të shumtë ndaj Bylisit dhe Luftëtarit në transfertë, bëjnë që bardheblutë të vijojnë rrugëtimin e jashtëzakonshëm nën drejtimin e Egbosë, me të cilin ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes.

Por rifillimi i Superiores gjen edhe sulmuesin Uinful Kobina në një formë tejet pozitive dhe këtë e ka treguar në fushën e lojës me golat e tij. Lojtari ganez ka shënuar dy gola të mrekullueshëm në dy takimet e fundit, duke premtuar kështu shumë për ndeshjet e radhës që e presin përpara. Në një prononcim për “Fox FM“ në Ganë, Kobina ka zbuluar edhe sekretin e formës së tij, që duket se është prej pandemisë.

“Mendoj se një arsye që shpjegon formën time të mirë është për shkak të pushumit që patëm pasi Koronavirusi shpërtheu. Kalova mjaftueshëm kohë duke pushuar dhe duke u stërvitur“, sqaron sulmuesi i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *