U prek nga koronavirusi në Atalanta-Valencia, flet tifozi: “Hapni dyert, tifozët italian do të jenë në Spanjë edhe jashtë stadiumit”

Si qindra tifozë spanjoll që udhëtuan drejt Milanos për të parë ndeshje Atalanta-Valencia, edhe Kike Mateu ishte njeri prej tyre. Tifozi spanjoll arriti i shëndetshëm në Itali po kur u largua mori me vete edhe virusin vdekjeprurës që kishte nisur të përhapej nga Lombardia.

Në një intervistë për mediat italiane Kike rrëfen momentin kur mori vesh se ishte i prekur. Ai tregon se gjendja e tij është përmirësuar ndërsa thotë se të rrezikuar janë ata që kanë imunitet të dobët. Por ka dhe një tjetër problem që tifozi do të ndaj me mediat. Ai shprehet kundër mbylljes së dyerve të stadiumit për ndeshjen e kthimit. Sipas tij shteti spanjoll duhet të rrisë masat e sigurisë por jo thjesht të bllokojë tifozët të hynë në stadium.

“Jam mirë, mos u shqetëso për mua. Duke parë të ftohtin me të cilin isha kthyer nga Milano pas Atalanta-Valencia dhe zhurmës që bën rastet në Lombardi, vendosa të bëj testin Coronavirus. E gjitha ndodhi shpejt, nga kontrollet deri në shtrimin në spital. Unë kurrë nuk u mërzita për gjendjen time fizike.

Alarmi COVID-19 ka shokuar edhe futbollin. Sidoqoftë, në Valencia nuk më duket shumë bindëse të luhet ndeshja e kthimit me dyer të mbyllura. Qeveria Spanjolle thotë se kjo masë shërben për të kufizuar fluksin e italianëve që mund të vijnë për të parë ndeshjen, por e gjithë kjo është absurde nëse pjesëmarrja e tyre nuk është e kufizuar në asnjë mënyrë në Fallas (festivale tradicionale në Valencia të planifikuara çdo vit në Mars).

Më duket e pakuptimtë dhe e padobishme. Këtu në Valencia jemi të bindur që pavarësisht dyerve të mbyllura do të ketë akoma shumë tifozë të Atalanta që do të vijnë në qytet, do të kalojnë një ditë feste dhe do të mbështesin ekipin e tyre jashtë stadiumit para dhe pas ndeshjes. Pse të luhet Valencia-Atalanta me dyer të mbyllura, nëse në të njëjtën kohë nuk i pengoni të gjithë italianët, veçanërisht ata të Veriut, të arrijnë në Valencia ose në vendin tonë në përgjithësi?”-ka thënë tifozi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *