U përjashtua për ngacmim seksual, Salah e rikthen në kombëtare

Mohamed Salah ka një ndikim të madh te kombëtarja e Egjiptit. Ylli i Liverpulit është idhulli i të gjithë egjiptianëve, të cilët e shohin si një mbret. Salah ka marrë dhe nofkën “Egjiptian King”, gjë që tregon sa vlerësohet nga populli afrikan.

Në kombëtaren e Egjiptit, pati një polemikë të madhe disa ditë në parë, pasi mesfushori Uarda u përjashtua nga ekipi, pasi në internet dolën disa fotografi të një bisede të tij me një modele, të cilën e kishte ngacmuar seksualisht me fjalë të papërshtatshme.

Megjithatë, mesfushori është rikthyer në kombëtare pasi presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit është konsultuar me lojtarët në përgjithësi dhe me vetë Mo Salah, me këtë të fundit që i ka kërkuar rikthimin e futbollistit të përjashtuar. Presidenti i ka komunikuar Uardës se do të rikthehet në kombëtare dhe se duhet të falënderojë shokët e ekipit, në veçanti Salah për këtë mundësi të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *