U përfshi në një video seksuale, gruaja i del në mbrojtje ish-trajnerit të Malagas

Victor Sanches është larguar nga stoli i skuadrës së Malagas. Klubi spanjoll, ku luajnë edhe dy futbollistët shqiptar Sadiku e Bare, ka marrë një vendim të tillë pas përfshirjes së spanjollit në një video me përmbajtje seksuale. Sanches ka deklaruar se është një viktim në këtë histori dhe në të njëjtin mendim është edhe bashkëshortja e tij.

Kjo e fundit i del në mbrojtje teknikut spanjoll, duke thënë se i duket e pabesueshme që Sanchez të vuajë shantazhin vetëm se ishte duke bërë atë që donte në jetën e tij private. Ajo shton se duhet të akuzohet fajtori për këtë histori.

“Ka shumë pak njerëz që kanë personalitetin e Victor-it dhe i thonë gjërat shumë qartë dhe me edukatë. Si gruaja e tij, nuk mund ta besoj që pas vuajtjes nga një shantazh për shkak se bëri atë çfarë ai (Sanchez) donte në jetën e tij private dhe pa lënduar askënd, në vend që të akuzohet, fajtori dëshiron të ndryshojë vizionin e asaj çfarë ndodhi”, ka thënë bashkëshortja e Victor Sanchez./Sport Ekspres/