U përfol si një alternativë për Alban Hoxhën, reagon drejtori sportiv i klubit bardheblu

E ardhmja e Alban hoxhës mund të mos jetë më në skuadrën e Partizanit. “Procesi Sportiv“ bëri me dije ditën e sotme se rinovimi mungon dhe shkak janë bërë edhe përplasjet brenda klubit me drejtorin sportiv Olsi Rama. Gjithashtu u bë me dije se Tirana, Kukësi dhe Prishtina ishin në gatishmëri dhe po ndiqnin me kujdes situatën për të siguruar shërbimet e portierit shqiptar.

Por në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe dretori sportiv i klubit të Prishtinës. Granit Begolli ka thënë në një prononcim për  gazetën “Metro” se bardheblutë synojnë të vazhdojnë me grupin aktual të lojtarëve dhe se kanë zgjatur marrëveshjen me dy portierët e skuadrës.

“Dje kam pasur takim me trajnerin Armend Dallku dhe nuk është diskutuar kjo temë. Ne sa kemi vazhduar kontratat me dy portierat, Visar Bekajn dhe Eglant Haxhon. Ne jemi te fokusuar momentalisht në kampionat dhe prioritet e kemi që të vazhdojmë me lojtarët që kemi tani”, ka deklaruar drejtori sportiv i Prishtinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *