U përfol kalimi i tij te Shkëndija e Tetovës me Qormemetin, vjen edhe reagimi i Haris Fakiç

Pak ditë më parë u përfol një kalim i bujshëm i Hariç Fakiç dhe Shkumbin Qormemetit te Shkëndija e Tetovës. Këta të fundit janë një skuadër në rindërtim pas shkarkimit të Qatip Osmanit dhe priten lëvizje të tjera edhe në stafin drejtues.

Kjo dyshe e sipër përmendur u cilësua se do të merrte drejtimin e menaxhimit të ekipit shqiptar nga Tetova. Por së fundmi “Infosport” shkruan se ka kontaktuar vetë Haris Fakiç dhe ky i fundit ka hedhur poshtë të gjitha spekullimet, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt për të qenë pjesë e një projekti të tillë. Një përgjigje që lë disi të hapur edhe një tundim për një punë të tillë, por që për momentin nuk qëndron. /Sport Ekspres/