“U mundova të gjej pika të dobëta tek Anglia, por ishte mision i pamundur”

Trajneri i Malit të Zi, Ljumbisa Tumbakoviç u pyet nga mediat angleze për të analizuar sfidën mes “Tre Luanëve” dhe kombëtares së tij, që do të luhet ditën e hënë (20:45). Tumbakoviç pranoi se Anglia nuk ka asnjë pikë të dobët, sado që është munduar ta analizojë dhe ta përgatisë ndeshjen. Duket se trajneri i Malit të Zi ka të drejtë, duke parë që Anglia shkatërroi 5-0 Republikën Çeke në takimin e mëparshëm.

Në fjalën e tij për mediat britanike, Tumbakoviç tha: “Ne si staf teknik mundohemi të jemi sa më të sinqertë me lojtarët tanë, t’iu tregojmë të vërtetat në sy. Gjatë gjithë stërvitjeve, iu kam thënë se nuk mund t’i ndihmoj aspak, pasi Anglia nuk ka asnjë pikë të dobët. E kisha përgatitur Anglinë për një mbrojtje me 3, ku mund t’i godisnim nga krahët, pasi ajo ishte pika e vetëm e dobët e tyre.

Por Sauthgejt është kthyer me katër mbrojtës dhe me lojtarë anësorë si Sterling dhe Sanço, që për mua janë më të mirët në botë në rolin e tyre për momentin. Mision i pamundur të gjesh pika të dobëta te kombëtarja e Anglisë”, përfundoi Tumbakoviç.

Sancho dhe Sterling ne stervitje me Angline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *