U mund nga Besëlidhja, djali i Lerdës tallet me Partizanin: Urime, urime! Do ju kishim mësuar futbollin…

0

Partizani i habiti të gjithë ditën e sotme, ku humbi me shifrat 3-0 nga skuadra e Besëlidhjes, që aktualisht luan në Kategorinë e Parë. Ndryshimi në stolin e trajnerit nuk po funksionon te të kuqtë. Këta të fundit shkarkuan Lerdën për mungesë rezultatesh, por këto të fundit nuk po vijnë as nën drejtimin e Sormanit, i cili ka provuar vetëm humbje në ndeshjet zyrtare me kryeqytetasit.

Kjo ka bërë që djali i Lerdës, Mattia Lerda, të mos i kursejë ironitë për kampionët në fuqi të Shqipërisë. Djali i ish-trajnerit të Partizanit ka komentuar në postimin e klubit në faqen zyrtare mbi rezultatin e ndeshjes së sotme, duke thumbuar kështu të kuqtë për largimin e babait të tij nga kreu i Pankinës,ndërsa nuk ngurron të flasë hapur dhe me kritika të forta.

“Urime, urime. Keni kritikuar atë që ju mësonte se çfaë mund të ishte futbolli. Në vend që të përmirësoheni vetëm kritikoni. Vazhdoni kështu sepse futbolli shqiptar rritet. Përgëzime! Preferuat të mbanit njerëz në staf që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe të marrin para nga Gazi, që flasin shumë por nuk vlejnë asgjë, ky është fundi që keni zgjedhur. Nuk e keni kuptuar që ekipi ishte ndër të parët sepse kishte një trajner që skuadrat e tjera nuk e kanë. E larguat dhe këtu është katastrofa. Kampionët, Kampionë, Kampionë, çdo vit ne fillojmë nga e para, Tirana dhe Kukësi janë ekipe shumë të forta, asgjë nuk merret si e mirëqenë. Prezumimi ju çoi këtu”, ka komentuar Mattia Lerda./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.