U mposht nga Ulvs, Guardiola nuk bezdiset dhe thur elozhe

0

Mançester Siti humbi mundësinë për të shtuar edhe një trofe në palmaresin e tyre, mjaft të pasuruar vitet e fundit. Skuadra e Guardiolës u mund 3-2 me penallti nga Ulvs në finalen e turneut miqësor, “Premier League Asia Trophy”. E gjithë koha e rregullt përfundoi 0-0, me Stërling që humbi një penallti në minutën e 21-të.
Pas ndeshjes Guardiola nuk duhet aspak i shqetësuar. Ai zgjedh të përqëndrohet te një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, Kevin De Brujn. Mesfushori ka vuajtur shumë nga dëmtimet e njëpasnjëshme sezonin e kaluar, por këtë vit duket se është kthyer më i fortë se kurrë. Aq mirë sa fitoi elozhet e Guardiolës pas ndeshjes.

“Kevin ishte super. Sezonin e kaluar nuk e patëm për shumë kohë. Ne bëmë mirë edhe pa të, por jemi akoma më të fortë me të. Vitin e kaluar ai nuk pati pushime. Kam bindjen se do arrijë nivelin e tij më të lartë. Ai mendon shumë pozitivisht. Bëri një pjesë të parë të pabesueshme, shumë të mirë. Kevin është një djalë që pëlqen të luajë futboll, një konkurrues i madh. Të rritej fizikisht dhe të mos dëmtohej, kjo ishte gjëja më e rëndësishme për të sonte”, u shpreh tekniku spanjoll.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.