U largua për shkak të ankthit/ Courtois i ashpër ndaj mediave: Mos nxirrni gënjeshtra!

Portieri i Realit të Madridit, Courtois, është kthyer gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket mediave europiane. Pasi arriti te gjigandët spanjoll me shumë bujë dhe zhurmë, nuk po arrin të gjejë formën më të mirë, madje edhe duke bërë gafa herë pas here.

Kjo formë e keqe ka sjellë edhe reagimin e ashpër të tifozëve. Madje në ndeshjen ndaj Club Brugge, mediat spanjolle shkruan se portieri kishte të vjella për shkak të ankthit në pushimin e pjesës së parë dhe kjo ishte arsyeja e largimit. Ndërkohë në një intervistë të fundit, vetë Courtois ka reaguar ashpër mbi këto zëra:

“Unë i pyes mediat për përgjegjësitë e tyre. Jo të publikojnë gënjeshtra pa shumë kuptim mbi këto gjëra. Pasi në fund të fundit, ka njerëz që vërtet vuajnë në këtë aspekt”, ka reaguar Courtois. /Sport Ekspres/