U largua para pak javësh, Bajerni programon rikthimin e bujshëm

Frenk Riberi luajti ndeshjen e fundit në “shtëpi” kundër Ajntrahtit të Frankfurtit me datë 18 maj, aty shënoi një eurogol. Emocione dhe lot në Alianz Arena, pasi me francezin largohej dhe një tjetër legjendë si Arjen Roben.

Riberi luajti edhe tre minuta në finalan e Kupës kundër Lajpcigut një javë më vonë, të cilën Bajerni e fitoi 3-0. Deri tani nuk ka vendosur ende se ku do të vijojë karrierën. Së fundi i ka ardhur një ofertë që po e tundon shumë 36-vjeçarin. Bëhet fjalë për një rikthim te Bajerni, por tani në rolin e drejtuesit.

Sipas raportimeve të “L’Equipe Magazine”, klubi bavarez i ka propozuar ish-lojtarit një rol në drejtim dhe Riberi mund të rikthehet shumë shpejt atje prej ku u largua para pak javësh dhe ku kaloi 12 vite të paharrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *