U largua nga Partizani si dështim i madh, Ekubani shkon te ekipi që rrezikon Serinë D

Partizani ka njoftuar vetëm pak orë më parë mbylljen e marrëveshjes me Josef Ekuban. Një dështim i madh ky për të kuqtë, që e afruan këtë lojtar për të përsëritur suksesin e vëllait të tij, Kaleb Ekuban. Por përveç lidhjes familjare, asgjë të përbashkët nuk shihej mes tyre, të paktën në fushën e lojës.

Për këtë arsye u vendos që sulmuesi t’i rikthehej Veronës. Por skuadra që tashmë luan në Seria A dhe në nivele të larta, nuk e sheh aspak si mundësi që t’i jap hapësirë dhe kohë këtij futbollisti. Mediat italiane shkruajnë se Jozef Ekubani e ka gjetur skuadrën e re.

Bëhet fjalë për Virtus Francavilla që këtë sezon po lufton për të mos rënë në Serinë D në Itali. Marrëveshja është shumë afër për t’u përmbyllur dhe mungon zyrtarizimi, që Ekuban të rikthehet në Itali, këtë herë në Serinë C. /Sport Ekspres/