U largua nga Kukësi, Zguro përfundon në darkën e ish-ekipit

Prej ditës së sotme Vangjel Zguro është një lojtari i lirë. E ardhmja e mbrojtësit pogradecar mbetet ende një enigmë, por me siguri “CV”-ja e pasur e 23-vjeçarit do t’ia bënte të lehtë të gjente një tjetër ekip në Superiore.

Rastësia e solli që pak orë pasi lajmëroi ndërprerjen e kontratës me verilindorët, Zguro të merrte një ftesë për të qenë i pranishëm në darkën e ish-klubit të tij Kamzës. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse palët janë në negociata, por dallohet që midis lojtarit dhe klubit të Kamzës ka një raport të mirë

src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKamzaOfficalPage%2Fposts%2F1167838560050850&width=500″ width=”500″ height=”407″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”>

Rikthimi i Zguros do të zgjidhte një nga problemet më të mëdha të skuadrës së Ernest Gjokës, pasi Kamza vuan prej kohësh në pozicionin e mbrojtësit të majtë, që deri më tani është mbuluar më së shumti nga Idrizaj, por në mungesë të vlonjatit, alternativat për atë pozicion kanë qenë të pakta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *