U largua nga Bylisi pas një super goli, Diego Celis shkon në kategorinë e dytë të Kilit

Diego Celis do të ishte një prej largimeve nga Bylisi në këtë merkato të dimrit. Sulmuesi kilian-argjentinas do të mbahet mend për super golin e shënuar në përballjen ndaj Tiranës, që surprizoi edhe vetë kamerën e cila e kishtë të vështirë të fokusonte gjuajtjen e fuqishme që përfundoi në rrjetë nga ana e këtij lojtari.

Ndërkohë Celis e ka gjetur menjëherë shtëpinë e re. Bëhet fjalë për skuadrën e San Marcos Arica që e ka zyrtarizuar këtë afrim. Ekipi në fjalë ndodhet në kategorinë e dytë të Kilit dhe synon për të gjetur veten në vendet e para. /Sport Ekspres/