U largua në verë nga Teuta, tani firmos te Renova

Teuta janarin e shkuar bëri disa afrime dhe një prej lojtarëve që u mor ishte mesfushori Burhan Mustafov, i cili luajti vetëm gjashtë ndeshje me durrsakët. Katër prej tyre ai i nisi nga minuta e parë, ndërkohë që pati edhe një dëmtim që e penalizmi 24-vjeçarin.

Qendërmesfushori në verë nënshkroi me Pobedën, ish-ekipi i tij. Aty luajti rregullisht në 15 ndeshje (12 titullar) dhe arriti të shënonte edhe dy gola. Tashmë ka ndryshuar sërish skuadër dhe do ta vijojë karrierën me Renovën.

Në këtë skuadër janë disa lojtarët që kanë qenë pjesë e Superiores. Dy prej tyre ishin pjesë e Partizanit dhe janarin e shkuar u veshën bardheblu. Bëhet fjalë për Emran Ramadanin dhe Alban Sulejmanin, ndërkohë që edhe Fisnik Zuka ka luajtur me Flamurtari. Gjithashtu Florian Kadriu është pjesë e Renovës. Mesfushori me tipare sulmuese ka qenë pjesë e Tiranës dhe Teutës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *