U lakua për te Laçi e Kamza, tani është lojtar i lirë

0

Shumë skuadra në Superiore po synojnë të përforcohen sa më shumë këtë merkato janari dhe ekipet nga kampionati ynë po shqyrtojnë shumë alternativa, kryesisht jashtë vendit.

Një nga emrat më të lakuar ka qenë Mevlan Adili, mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia që u aktivizua në gjysmën e parë të sezonit te Shkëndija e Tetovës. Por siç raporton “infosport.mk”, Adili është larguar nga kuqezinjtë e Tetovës dhe tashmë është lojtar i lirë.

Nga skuadrat e Superiores, Laçi dhe Kamza janë ekipet e interesuara për shërbimet e 24-vjeçarit dhe me shumë gjasa, Adili do të provojë një eksperiencë të re në kampionatin shqiptar të futbollit.

Mevlan Adili, 24-vjeç
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.