U kërkua përgjigja e VAR për golin e Interit ndaj Dortmundit, pamjet flasin shumë qartë

Interi është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Dortmundit. Këtë përballje në pjesën e parë e ka vendosur Lautaro Martinez.

De Vrij ka braktisur prapavijën dhe ka shkuar në thellësi të sulmit, duke pasur bukur për te Martinez. Ky i fundit pasi është shkëputur nga pas shpine të mbrojtjes kundërshtare, nuk e kishte të vështirë që të gjente rrugën e rrjetës.

Festa duhej të ishte disi e përmbajtur, pasi pozicioni ishte i dyshimtë dhe lojtarët e Dortmundit kërkuan rishikimin e pamjeve, duke pretenduar për pozicionin jashtë loje. Në komunikimin me kufje, VAR i konfirmoi kryesorit se gjithçka ishte e rregullt. Pamjet tregojnë se Martinez mbahet në lojë pikërisht nga mbrojtësi i krahut te gjermanët. /Sport Ekspres/