U goditën me dënimin nga UEFA, Juventusi gati t’i marrë yllin e skuadrës Manchester City-t

Juventusi është gati të marrë një prej yjeve të skuadrës së Manchester City-t. Këta të fundit u dënuan nga UEFA për mos respektimin e Fair Play-t financiar. Me dy vite largim nga kompeticionet e Europës dhe një gjobë financiare ka qenë dënimi kundër “qytetarëve”.

Nga kjo pritet që të përfitojnë shumë klube të njohura, për t’i marrë lojtarët më të mirë Manchester Cityt. Sarri është një adhurues i madh i lojës së Gabriel Jesus. Ndërkohë vetë talenti brazilian duket se nuk ka dëshirë më që të vazhdojë karrierën në “Etihad Stadium”. Një transferim i mundshëm pritet që të ndodhë në merkaton e verës për shifrën e 70 milionë eurove. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *